“Të kërkoj falje 1000 herë”- Meritoni i penduar ndaj Rikes: Ti je njeriu im…

0
195

Pas eleminimit të Ilnisa Agollit nga “Big Brother VIP3”, Meriton Mjekiqi është ndier i vetëm në këtë garë për të fituar çmimin e madh.

Së fundmi moderatori i ka kërkuar falje Rike Roçit për të gjitha gjërat e padrejta që ia ka bërë asaj, ndërsa tha se e vlerëson shumë sepse është njeriu i tij.

“Tani e kuptove pas 3 muajsh që jam njeriu jot” – u shpreh Rike, e cila tregoi që pavarësisht se akoma nuk i ka harruar inatet që ka me të, modeles i vjen keq ta shikojë Meritonin në këtë gjendje.

“Jo pas 3 muajsh po ky është realiteti, të kam thënë gjithmonë por ti…”- i tha banori i penduar, megjithëse Rike u shpreh se do të flasin sapo të dalin jashtë.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: Ty të vlerësoj, të falenderoj. Më fal për çdo gjë, nga dita e parë deri më tani të kërkoj falje 1000 herë

Rike: Unë kam inatet e mia.  Më vjen keq të shikoj kështu, dua të të shikoj kështu

Meritoni: Kalon. Kemi kaluar shumë gjëra por këtë Big Brother kam përjetuar shumë gjëra

Rike: E kishe menduar kështu

Meritoni: Se kisha menduar asnjëherë. Në këtë shtëpi jam prekur te njerëzit e mi më të dashur. Njerëzit nga jashtë nuk e kuptojnë ndoshta, por emocionet dhe ngjarjet që zhvillohen këtu janë ndryshe. Ti je njeriu im

Rike: Tani e kuptove pas 3 muajsh që jam njeriu jot

Meritoni: Jo pas 3 muajsh po ky është realiteti, të kam thënë gjithmonë por ti…

Rike: Më ke ngacmuar

Meritoni: Të kërkoj falje për ngacmimet dhe për Vesën

Rike: Do flasim më lirshëm se s’mundemi para kamerave

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here