Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka marrë një vendim të papritur në lidhje me vajzën e saj Nina. Ajo ka vendosur që ta regjistrojë të bijën në shkollë me mbiemrin Ismajli, duke hequr kështu mbiemrin Shabani, që është mbiemri i babait të vajzës, reperit Fero.
Sipas asaj që shihet në një postim të Ninas, ajo e ka filluar shkollimin në Dubai, aty ku edhe ndodhet Arbenita për shkak të angazhimeve të saj profesionale.
Ky veprim vjen në një kohë kur Arbenita dhe Fero janë në proces gjyqësor, meqë Arbenita dyshohet se po ia mohon takimet reperit me vajzën e tyre.
