Saturday, July 19, 2025

Green Coast çel sezonin turistik me një fashion show magjepsës nga Miss Universe Albania & Kosova 2025

Share

La Vista – Green Coast, perla e bregdetit shqiptar mirëpriti mbrëmë me një show mode spektakolar çeljen e sezonit turistik. Në një atmosferë ku bukuria dhe natyra u ndërthurën në mënyrë perfekte, u prezantuan katër sfilata me pjesëmarrjen e vajzave konkurrente të Miss Universe Albania & Kosova 2025.

Eventi u hap me veshjet tradicionale të markës “Tina” nga Prizreni e Gjakova, pasuar nga glamour-i i “Tesha”, eleganca e rrobabanjove nga “Lovelo” dhe freskia verore e linjave “Vivamus”.

Producenti Eduart Deda u vlerësua për mbështetjen e vazhdueshme ndaj këtij eventi, që kulmon me finalen e madhe në Pallatin e Kongreseve më 29 qershor që do të transmetohet live në Tv Klan. Green Coast konfirmohet si destinacioni i preferuar i verës për shqiptarët dhe turistët nga e gjithë bota.

Read more

Local News