Saturday, July 19, 2025

Bukuri dhe stil në gjysëm finalen e Miss Universe Albania & Kosova 2025

Share

Në një mbrëmje plot shkëlqim dhe atmosferë verore, në zemër të rivierës shqiptare, La Vista Green Coast u zhvillua një ndër eventet më të veçanta të sezonit, gjysëm finalja e Miss Universe Albania & Kosova 2025, që shënoi dhe çeljen zyrtare të sezonit turistik.

Në skenën mesdhetare përballë detit Jon u prezantuan katër sfilata nga markat më të njohura shqiptare: Tina me veshje tradicionale, Tesha me glamour modern, Lovelo me koleksion bikini dhe Vivamus me stilin e lirë veror.

Gjatë mbrëmjes u ndanë edhe disa çmime të rëndësishme duke vlerësuar vajzat që spikatën në kategori të ndryshme:
• Miss Fotozhenia – Alesia Bushi


• Miss Social Media – Klaudia Seriani


• Miss Eleganca – Ketjona Piku


• Miss Bikini – Klevisa Gega


• Best Model – Pamela Dedaj


• Miss Produksioni – Abigela Curraj

Ky aktivitet ishte vetëm një ndër stacionet e bukurisë, që do të kulmojë me finalen e madhe të Miss Universe Albania & Kosova 2025 në Pallatin e Kongreseve, që do të transmetohet në TV Klan më 29 qershor.

Green Coast dëshmoi edhe një herë se është destinacioni ideal i verës, ku përveç pushimeve, përjetohen emocione arti, mode dhe krenarie kombëtare.

Read more

Local News