“Dhunuese sistematike”/ Vëllai i Egla Cenos përplaset ashpër me Ronaldon në emision: Të jesh femër nuk…

0
209

Vëllai i aktores Egla Ceno, Beso dhe opinionisti i “Fan Club”, Ronaldo Sharka janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë një lidhje Skype në emision.

E teksa Beso tregoi se ka festuar rikthimin e motrës së tij në shtëpi, Ronaldo ndërhyri duke i thënë që smund të gëzohet për rihyrjen e Eglës në këtë shtëpi sepse ka qenë një “dhunuese sistematike”, duke kujtuar verën që i hodhi në kokë Meriton Mjekiqit

“Njerëzit kanë instikt vetëmbrojtje. Të jesh femër nuk mund të ngreshë duart dhe të thuash hajde këtu tani. Femrat kanë elegancën e tyre në zënka”– u shpreh vëllai i Eglës.

“Femrat që mbrohen jashtë dalin të protestojnë dhe nuk i gjuan kujt me verë në kokë, o i nderuar”- tha Ronaldo.

Ndër të tjera Beso u pyet edhe rreth skualifikimit dhe izolimit të Eglës në shtëpin e “BBV”, për të cilën tha është shqetësuar shumë sepse nuk e dinte se çfarë ka ndodhur me motrën e tij, derisa ka kontaktuar me produksionin.

Mesa mbaj mend ishte e diel, m’u shkatërrua komplet, u mundova të flas dhe me produksionin se edhe mami ishte në merak çfarë ka ndodhur edhe nuk merrnim dot përgjigje, derisa thanë që është këtu dhe u qetësuam. Por për momentin patëm një shqetësim. Dhe momenti që Egla qau në ditën e ditëlindjes më ka prekur shumë ai moment, të paktën ne i shkëmbejmë disa mesazhe kur s’jemi bashkë, mirëpo ajo ishte e dënuar kështu që…”- tha Beso.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here