‘Vetëm ti mund të prekesh’ Erjolës nuk i del “e keqja” me Romeon: Më ke lënduar’

0
85
Erjola Doçi dhe Romeo Veshaj

Në spektaklin e së shtunës një nga debatet që mori më së shumti vëmendje ishte ai i Erjolës dhe Romeos. Ky i fundit i tha se nuk ka argumenta në gjërat që thotë dhe do të ishte më mirë të qëndronte te vajzat ‘e lezetshme’, epitet i cili duket se e ka prekur Erjolën.

Në një bisedë të bërë mbrëmjen e djeshme në oborrin e shtëpisë, Erjola i drejtohet Romeos duke i thënë se është ndër të paktët banorë që nuk merret vesh, ndërsa i kujtoi se edhe nëse do të donte të ndryshonte raport me të nuk do të mundte, pasi e ka prekur.

Ky i fundit, i është kthyer duke i thënë se nuk është e vetmja që preket në diskutimet që bëjnë.

‘Vetëm ti mund të prekesh, ne të tjerët jo’-i kthehet Romeo Erjolës duke nënkuptuar se edhe ai është prekur nga komenti i moderatores e cila i përmendi raportet me vajzat jashtë shtëpisë së Big Brother Vip.

See translation

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here