Grammy: Celine Dion ‘i dhuron’ Taylor Swift çmimin për albumin e vitit

0
43

Celine Dion këngëtarja kanadeze ka surprizuar të gjithë në në ceremoninë e Grammy Awards. Dion u shfaq në fund të ceremonisë për të dorëzuar çmimin përfundimtar për albumin e vitit.

Taylor Swift fitoi albumin e vitit në ndarjen e 66-të të çmimeve Grammy të dielën, duke vendosur një rekord të ri për më shumë fitore nga një artist në kategorinë më prestigjioze të ceremonisë vjetore. Celine Dion prezantoi çmimin në një nga momentet më emocionuese të natës.

Ajo i dha çmimin e albumit të vitit Swift-it për Midnights, që është fitorja e katërt e Swift në këtë kategori.

“Kur them se jam e lumtur që jam këtu, me të vërtetë e kam nga zemra. Ata që janë bekuar mjaftueshëm për të qenë këtu në Grammy Awards nuk duhet ta marrin kurrë si të mirëqenë dashurinë dhe gëzimin e jashtëzakonshëm që muzika sjell në jetën tonë dhe për njerëzit në mbarë botën.”

Ikona e muzikës ka qenë jashtë vëmendjes pasi zbuloi në dhjetor 2022 se kishte një çrregullim neurologjik progresiv që prek trurin dhe palcën kurrizore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here