“I ke futur duart në…”/ Ia preku gjërat, Egla Ceno debaton me Françeskën: Për mua je e pavlerë, nuk dua të bëj lojë me ty

0
160

Egla Ceno ka debatuar me Françeska Muratin ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP”, sepse kjo e fundit i ka prekur një çantë aktores.

Ndoshta nuk kushton sa gjërat e tua, por për mua është e shtrenjtë se ka edhe vlerë shpirtërore”, iu drejtua Egla banores duke i kërkuar me mirësjellje që mos t’ia prekë gjërat e saj.

“A ka mundësi që të zhdukesh, nuk dua të shikoj fare”- iu përgjigj Françeska, duke acaruar keq Eglën, e cila e ofendoi duke i thënë “llapësirë”.

Pjesë nga debati:

Egla: Ajo çanta ime ka vlerë shumë të madhe. Ke futur duart dhe do ma prishësh

Françeska: A ka mundësi që të zhdukesh, nuk dua të shikoj fare

Egla:  Ke respekt për gjërat e tjetrit. Ndoshta nuk kushton sa gjërat e tua, por për mua është e shtrenjtë se ka edhe vlerë shpirtërore. E kam marrë në Itali dhe nuk dua që ti ta prekësh më

Françeska: Je në hapësirën time

Egla: O llapsirë, a më dëgjove çfarë thashë?

Françeska: Nuk kam interes fare

Egla: O llapsirë, mos prek gjërat e mia se do të mi prishësh. Unë nuk kam ndërmend që të bëj atë lojë se për mua je e pavlerë

Françeska: Nëse jam ka e pavlerë pse je këtu?

Egla: Sepse po më prek gjërat. Po kërkon gjëra me mua, por nuk do ta jap

Françeska: Shko te Juli se ai po vdes për situata

Egla: Të lutem mos ma prish, kaq

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here