Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja e njohur Dasara Karaiskaj për të na treguar se si po i duket deri më tani edicioni i tretë i “BBV”. Mbrëmjen e së shtunës Graciano hapi kutinë e Pandorës duke u “hakmarrë” ndaj Romeos e duke çuar në nominim dy nga njerëzit më të afërt të tij brenda shtëpisë, Heidin dhe Elvisin. Si e komenton Dasara?
Elvisi ka demonstruar që ka intuitë të madhe, kishte parashikuar kutinë e pandorës, gjë që nuk e ka bërë asnjë aty brenda. Është një katalizator për ta qetësuar Romeon. Do të doja që ta fitonte “BBV”, e shoh me dashamirësi, është pozitiv por jo naiv. Di të kuptojë gabimet dhe Romeon e do me shumë sinqeritet. Duhet të ngrihet një personazh i tillë për të treguar që jo gjithmonë duhet të fitoj i ligu. Do të doja këtë shembull këtë edicion. Sa i përket raportit të Romeos me Heidin kam dyshimet e mia tek Romeo, tek sytë e tij nuk shoh ende një bindje të fortë por që kjo theksoj është normale sepse jane ende në fillimet e tyre.
Marrëdhëniet shoqërore dhe romantike të krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, si i komenton Dasara?
Rikja ka një dashuri të pastër me Rozën, edhe sherret i kanë zgjidhur midis tyre dhe kjo më pëlqen. Besoj tek dashuria e Bardhit ndaj Sarës por jo tek dashuria e Sarës ndaj Bardhit. Sara ka ego, ka nisur të hyjë në ujërat e lojës, kam dyshime në lidhje me të. Më kujtohen bisedat në fillim me banorët që tregonte butësi, naivitet, një vajzë e vuajtur, e ëmbël. Rrugës tregoi që nuk ishte kështu. Kur njeriu nuk është koherent ka vend për pikëpyetje. Bardhi është natyrë që flet pak, deklarata e djeshme që ka lënë një lidhje pezull jashtë ishte pak e çuditshme sepse Sara është treguar e sinqertë me të.
Hyrja e Endrikut a i trazoi ujërat?
Nuk është burrë ai që thotë se çfarë historie ka pasur para 9 viteve. Atij nuk i takonte ta përfliste, më mirë ta flisnin mediat.
Marrëdhënia Ilnisa-Meriton?
Ilnisa i duhet formatit. Një lloj pëlqimi e kanë sigurisht. Meritoni e ka thënë që në fillim më pëlqen sepse më duket garipe, danoçe. Aty brenda të ndodh të biesh në dashuri edhe me muret. Meritoni aty brenda përveç se me Riken i ka prishur të gjitha miqësitë e tjera. Mendoj se aty ka më shumë miqësi të pastër sesa dashuri të pastër.