Graciano hap Kutinë e Pandorës, dërgon në nominim Romeon, Lisin dhe Heidin!

0
268
Romeo Veshaj, Elvis Myrta, Heidi Baci dhe Graciano Tagani

Graciano ka vendosur të hapë Kutinë e Pandorës duke hapur më pas Zarfin e Bardhë dhe atë të Zi.

Në Zarfin e Bardhë, banori i Big Brother VIP përfitoi një udhëtim çift.

Ndërsa në Zarfin e Zi njoftohej se do të dërgonte në nominim tre persona.

Graciano vendosi të hakmerret ndaj Romeos, duke e dërguar atë në nominim së bashku me mikun më të mirë, Elvisin (Lisi), dhe pëlqimin e tij, Heidin.

Votimi është i hapur për publikun, për banorin që duan të shpëtojnë.

Romeo u nervozua pas këtij veprimi dhe e quajti Gracianon “burracak dhe të paftyrë”.

Kjo zgjedhje u shoqërua me komente të shumta nga banorët.

Lisi tha se e priste këtë veprim të Gracianos, ndërsa Heidi deklaroi të kundërtën./Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here