“E gjeta me ish-in”/ Endriku ‘hedh poshtë’ fejesën me Sarën: Nuk kemi pasur asgjë zyrtare

0
140
Endrik Beba

Modelja Sara Gjordeni ka hedhur dritë për herë të parë për marrëdhënien me këngëtarin Endrik Beba, e cila sipas saj përfundoi në terma jo të mirë.

E pyetur mbrëmjen e djeshme në ‘Big Brother Vip”, Sara ka rrëfyer se sa e shkatërruar ka dalë nga kjo marrëdhënie, duke e konsideruar atë zhgënjimin e saj të parë. Sipas saj, dyshja kanë qenë të fejuar, por Endriku u rikthye te ish-e dashura duke lënduar atë dhe familjen e saj të cilët ishin në dijeni dhe madje ishin takuar me të.

Mirëpo, i pyetur mbi këtë çështje këngëtari konfirmoi se marrëdhënia e tyre ka qenë serioze, pasi ka pasur prezantime familjare, megjithatë nuk ka qenë një fejesë zyrtare por rrethanat e detyruan të njihte prindërit e saj.

Endriku tha se ka shumë respekt për historinë që kanë pasur dhe se e vlerësonte Sarën si njeri. Sipas tij, në atë kohë ishin të dy të rinj që ishin nuk ditën ta menaxhonin situatën si duhej dhe gjërat u kthyen në intensive.

Ledioni: Doja të dija nga ty si ka qenë raporti juaj?

Endrik: Historia jonë ka zgjatur diku te 7-8 muaj dhe është bërë publike pasi ne realizuam dhe një videoklip bashkë. Unë kam shumë respekt për historinë që kemi pasur. E vlerësoj si njeri që Sara është. Besoj se këtë respekt do ta ruaj akoma dhe më shumë pas bisedës që patëm në shtëpinë e “Big Brother”.

Ledioni: Sa serioze ka qenë

Endrik: Kemi qenë të dy të rinj. Sara është një njeri shumë i mirëkuptueshëm. Gjërat ishin dhe intensive. Por me kalimin e kohës dhe duke pasur më kontakte, kuptuam që nuk ishim të duhurit për njëri-tjetrin. Nuk doja të hiqesha si një njeri që nuk e njoh. E pashë dhe që po krijonte një lidhje të bukur me Bardhin, unë jam pro dashurisë. Doja që kjo gjë të sheshohej. Më ka surprizuar Bardhi si person, sepse është treguar shumë xhentil. E ndjeva të detyruar t’ia thoja në sy që nuk jam këtu për partneren tënde ose të ndërhyja mes jush. I dhamë dorën njëri-tjetrit. Nuk kishte një duel ose sfidë, sepse u tregua jashtëzakonisht miqësor dhe xhentil.

Ledioni: A ka qenë serioze?

Endrik: Ka patur prezantime familjare. Por nuk ka qenë një kërkesë zyrtare fejese. Por ishin situatat që më detyruan të njihja unë familjen e saj dhe ajo timen. Por familjet tona nuk janë takuar kurrë më përpara. Mund të them që nuk ishte faji i askujt dhe faji i të dyve. Nuk ishim për njëri-tjetrin. Unë besoj se duhet të kishim qenë miq shumë të mirë, por tani besoj se nuk duhet të kishim një raport dashurie, por miq shumë të mirë, sepse mendoj se do ishim miq akoma dhe sot.

Më pas të dy ata shkuan në dhomën e ndenjes, ku Sara dhe Endriku panë më pas një klip që i takonte atyre të dyve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here