Dy aktorët, Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP.
Ky i fundit e akuzoi konkurrentin se ai po viktimizohet dhe po e shfrytëzon situatën me Heidi Baçin si në telenovela.
“A e din sa i ulët je ti? Sa i poshtër je ti”- iu kthye Romeo aktorit, disa minuta pasi i kishte thënë atij dinjitoz.
“Shko e bëj si gjynah tani dhe ec tani. Po ske faj ti, faj kanë ata që të vin mbrapa”- i tha Juli, i cili duke u tallur u shpreh se nuk ka dëshirë që banorët të merren me çiftin sepse Romeo lëndohet dhe fillon të qajë cepave të shtëpisë.
Pjesë nga debati:
Juli: Unë skam nevojë të merrem me viktimat e telenovelave. Filloi viktimizimi përsëri
Romeo: A e din sa i ulët je ti? Sa i poshtër je ti
Egla: Sapo i the dinjitoz ti
Romeo: Dinjitoz dhe i poshtër
Juli: Kjo ishte tenenovela dhe shfrytëzimi i situatës tënde
Romeo: Unë kam qenë në dhomë gjithë ditën more gjigand
Juli: Jo more jo se këtu ke qenë ti. Edhe më thua mua e përdora, ti e përdore për tu viktimizuar
Romeo: Kur more? Ti je i shpifur
Juli: Shko e bëj si gjynah tani dhe ec tani. Po ske faj ti, faj kanë ata që të vinë mbrapa
Romeo: O frikacak, mos u merrni me çiftin o loja
Juli: A do të merremi apo mos të merremi tani
Romeo: Jo nuk dua
Juli: Atë i thashë pra, mos u merrni.
Romeo: Pse i the, mos të lëndohesha unë
Juli: Mos të lëndohesh ti se fillo e qan cepave