Tuesday, May 13, 2025

Elida nderohet në Zvicër me çmimin e “Xhazit”

Share

Këngëtarja dhe kompozitorja me prejardhje shqiptare, Elina Duni, është shpallur fituese e Çmimit Zviceran të Xhazit për vitin 2025. Ceremonia e ndarjes së këtij çmimi do të mbahet gjatë Festivalit të Xhazit në Ascona, ku ajo do të interpretojë më 28 qershor, përpara se të marrë çmimin.

Duni është pjesë e shtëpisë diskografike prestigjioze ECM dhe ka fituar më parë Çmimin Zviceran të Muzikës në vitin 2017. Në njoftimin e publikuar nga organizatorët, ajo vlerësohet për mënyrën e veçantë se si krijon një gjuhë muzikore të ndjerë e poetike, duke ndërthurur me mjeshtëri elemente të xhazit me trashëgiminë muzikore tradicionale shqiptare.

E lindur në Tiranë në një familje artistësh, Duni emigroi në Gjenevë me nënën e saj pas përfundimit të regjimit komunist në Shqipëri. Aty ndoqi studimet për piano klasike, përpara se të zhvendoste fokusin te muzika xhaz. Më pas vazhdoi studimet në Universitetin e Arteve të Bernës, ku u përqendrua në kompozicion dhe improvizim.

Në bashkëpunim me pianistin Colin Vallon, kontrabasistin Patrice Moret dhe bateristin Norbert Pfammatter, Duni themeloi kuartetin që mban emrin e saj – një grup që bashkon xhazin me tingujt frymëzues të folklorit ballkanik.

Read more

Local News