Modelja Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi Idrizi kanë zbuluar lajmin e ëmbël se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti i cili u njohën dhe dashuruan në shtëpinë e “Big Brother VIP”, gëzimin e tyre të parë dyshja e kanë ndarë edhe me fansat e tyre të zjarrtë.
Përmes një postimi në InstaStory, Sara ka treguar se moderatorja Bora Zemani i ka bërë dhuratën e parë bebit të tyre.
“Dhuratën e parë e kemi nga teta Bora”– shkruan modelja, ndërsa tregoi që moderatorja i ka bërë dhuratë bebit një palë këpucë të bardha.