Braktisi vajzën VIP me të cilën ishte në lidhje jashtë BBV për Ilnisa Agollin, si e priti tradhtinë partnerja e famshme e Meriton Mjekiqit

0
77

Që në hyrjen në shtëpinë e “Big Brother”, Meriton Mjekiqi kërkoi që të kishte vajza të bukura në lojë. Natyrisht që me natyrën e tij prej “playboy”, lidhjet do të ishin të parashikueshme.

Si një prej beqarëve më të pëlqyer, shpesh jeta e tij private ka qenë në qendër të vëmendjes, para se të bëhej pjesë e shtëpisë së “Big Brother” dhe sigurisht që interesi do të ishte më i lartë kur ta shihni 24 orë në lojë.

Por, nuk kaloi shumë dhe Meritoni, ashtu edhe si pritej, gjeti dashurinë. Ai dhe Ilnisa, prej gati 2 muajsh janë çift dhe nga ato çfarë thonë të dy janë mëse të dashuruar me njëri-tjetrin.

Por, ajo që deri më sot nuk dihej rreth moderatorit nga Kosova është pikërisht lidhja që ka lënë pezull. Ashtu si miqtë e afërt flasin, kur ai u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”, kishte një raport të saponisur jashtë. Vajza në fjalë është një emër i njohur i rrjeteve sociale, që shpeshherë e kemi parë edhe në ekrane. Vajza në fjalë dhe Meritoni kanë pasur disa kohë së bashku, por mjaftueshëm sa miqtë e afërt t’i njohin si çift.

Megjithatë, vetë Meritoni nuk ka thënë asgjë për këtë histori, duke zgjedhur mos të flasë. Nga ana tjetër, ai nuk ka treguar asnjë histori që ka patur, përveç asaj me nënën e djalit të tij.

Ndonëse shpesh i pyetur nga banorët, reperi nuk ka pranuar të përgjigjet nëse është “single” apo në një lidhje. Të paktën deri në momentin që u lidh me Ilnisën, pasi më pas, historitë e lëna jashtë për të tashmë kanë përfunduar njëherë e mirë.

Duket se nga vajza që Meritoni ka lënë jashtë, nuk e ka pritur aspak mirë këtë sjellje të partnerit, ku që në javët e para të lojës, e ka larguar nga “Instagram”-i, duke mbyllur kështu këtë raport të nisur muajt e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here