Luizi i mohoi si shokë pas daljes nga BBV, Mario thotë “të vërtetën” e tij: Ai më kontaktoi i pari, ja çfarë më tha

0
183

Së fundmi në emisionin “Glamour Zone” në “Ora Neës” i ftuar ka qenë Mario Deda, vëllai i aktorit të humorit Julian Deda, i cili aktualisht është pjesë e “Big Brother VIP 3”.

Në daljen e tij të fundit televizive, përballë moderatores Ester Bylyku, Mario Deda ka sqaruar për herë të parë dhe marrëdhënien e tij me këngëtarin Luiz Ejlli.

Gjatë qëndrimit në BBV 2, Mario Deda e ka mbështetur Luizin duke u shprehur se ata janë miq që nga fëmijëria, ndërsa menjëherë pas daljes Luizi mohoi të kishte miqësi mes tyre.

I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, nëse e kanë sqaruar këtë mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, Mario u shpreh se mes tyre nuk ka pasur kontakt që i ka çuar gjërat në sqarim.

Ai tha se e mirëkupton pjesën që Luizi pas daljes ka marrë një “brom” informacionesh dhe i duhet koha e tij për t’i procesuar.

Megjithatë, mes tyre ka pasur një kontakt njerëzor dhe duket se ka qenë Luizi ai që e ka kontaktuar.

“Mund të them që ndonjëherë kemi patur kontakt për aq sa na lidh ana njerëzore, për ngushëllimin e babit. Luizi është treguar i rregullt, sepse s’mund t`ia hedh poshtë gjithë këtë gjë”, u shpreh ndër të tjera Mario Deda, që tjera Mario Deda, që është dhe Mario, djali i mjeshtrit të madh të humorit Zef Deda, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here