“Më ka ngacmuar seksualisht”/ Pas ‘bombës’ së Egla Cenos reagon Saimir Kodra: Do përgjigjesh në gjyq ti dhe Tv

0
117

Aktorja Egla Ceno disa ditë më parë ka bërë një deklaratë të rëndë, ku ka akuzuar moderatorin Saimir Kodra për ngëcmim seksual për një vend punë. Ceno, e cila ndodhet në reality shoë Big Brother Vip, ka deklaruar se shumë vitë më parë, Kodra, i ka kërkuar favore seksuale, në mënyrë që ta fuste në punë në Top Albania Radio.  

Gjatë emisionit të mbrëmshëm në Tv Klan, Stop, Kodra ka theksuar se në atë kohë ai ka qenë vetëm një moderator emisioni në radio dhe nuk kishte asnjë fuqi që të merrte njerëz në punë. Po ashtu ka paralajmëruar aktoren si dhe televizionin Top Channel për padi penale. 

“Ky është reagim për ata që më ndjekin dhe kolegët gazetarë që më telefonojnë për një version. Do të bëj një reagim të shkurtër, se zonja që ka bërë deklaratën ka kaluar kompetencat duke përmendur një person që nuk është aty. Nuk dua t’i përgjigjem se e vetmja përgjigjie ndaj kësaj aktoreje të dobët, e këtij skenari po aq të dobët të ndërtuar do i përgjigjet ajo vetë në Gjykatë. Kjo deklaratë e saj është në Gjykatën Penale, ajo ka ballën e provës që të vërtetojë që këtu e 25 vite më parë i kam pasur kërkuar afera seksuale. E gjitha kjo histori më bëri që të kaloj në nostalgjinë e radios. Ky në mes jam unë. Kësaj zonjes dhe aktores së dobët, pas 25 vitesh i del detyra që ta vërtetojë në Gjykatë. Kam qenë dhe do të jem krah femrave që dhunohen, molestohen, me fakte dhe me prova si gjithmonë. Këtu kemi qenë të gjithë 25 vjeç. Unë s’di të kem punuar ndonjëherë as drejtor i burimeve njerëzore që të punësoja njerëz, as recepsionist. Kam qenë moderator i thjeshtë i një emisioni që quhej “Radio Mania”. Është vënë në mes dinjiteti njerëzor. Kjo është një çështje penale për zonjën, por edhe për televizionin ku ajo e ka thënë atë deklaratë,” tha Kodra. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here