Rezart Veleshnja akuzon Ermalin për vjedhjen e skenës së tij tek filmi i ri

0
101

Aktori Rezart Veleshnja ka postuar në Instagram një video të vjetër të rolit të tij në show-n humoristik “Portokalli”. Por mesa duket ai e ka hedhur këtë postim me qëllim që të thumbojë Ermal Mamaqin. Ai e akuzon aktorin, i cili vitet e fundit është bërë edhe regjisor, sikur ka kopjuar skenën e tij të humorit në filmin “Dy gisht mjaltë 2”.

Në skenë shfaqen Rezarti, Renada Caci dhe Bes Kallaku në një skenë me motorr, që duket se Ermali e ka kopjuar në film momentin kur Elvana Gjata është tek lavazhi. Në postim ai shkruan: Ermal Mamaqi po të bëj dhe ty tag se i ke qejf këto skenat tona, ti akoma i praktikon. Më vjen mirë që jemi mentor për ty! Por sot në këto kohë që jetojmë vjedhja është art më vete!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here