E ëma me probleme shëndetësore, Bardhi largohet nga Big Brother!

0
153
Bardhi

Bardhi i ka dhënë fund rrugëtimit të tij në Big Brother Vip 3 për shkak të problemeve shëndetësore të së ëmës.

Në Shtëpi për t’i dhënë lajmin e trishtë ka mbërritur vëllai i këngëtarit, Petriti, i cili ka sqaruar se e ëma është hospitalizuar pasi i është ulur tensioni dhe se do të bëhej më mirë nëse do ta kishte atë pranë.

Petriti: Kam ardhur këtu për të treguar se nëna nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, por besoj se prania jote do ti kishte ndihmuar shumë. Nëna është në Kumanovë, unë vetëm për këtë arsye kam ardhur këtu.

Bardhi: Nëse puna është kështu, unë jam gjithmon te pika ime e dobët, nëna. Nëse ma lejon produksioni unë vij menjëherë.

Petriti: Ne jemi duke të pritur për të shkuar direkt te nëna

Bardhi: Është në spital?

Petriti: Po.

Bardhi: Është diçka më keq apo vetëm tensioni?

Petriti: Që prej momentit që kam folur në telefon, nuk e di.

Bardhi: Ledion, a po më dëgjon…

Ledioni: Për ta sqaruar Petrit, nëna nuk është në një gjendje të rëndë apo jo? Është në shtëpi?

Petriti: Nëna është në spital për momentin.

Ledioni: Është në spital? Pra paska pasur një përshkallëzim të gjendjes së saj shëndetësore? Gjithmon me mendimin se ishte duke u kuruar në shtëpi… Gjithsesi është jashtë rrezikut për jetën? Kjo është e rëndësishme.

Petriti: Unë nuk e di atë punë.

Ledioni: Ti Petrit kur ke folur për herë të fundit me mamin?

Petrit: Para gjysmë ore…

Ledioni: Pra gjendja e saj shëndetësore ka qenë e mirë?

Petriti: Po. Është Kita me të, mos u shqetëso…

Bardhi: Unë duhet me ardh…

Petriti: Ne jemi duke të pritur jashtë.

Bardhi: Ledion, të lutem minutat janë shumë të mëdha…

Ledioni: Bardhi, a dëshiron ta ndërpresësh rrugëtimin tënd në Big Brother këtu?

Bardhi: Po, po, po…

Pas daljes së Bardhit nga Big Brother, Sara me fjalë të pakta ka hedhur dyshime mbi vërtetësinë e situatës, duke shtuar se nëse është ashtu si ajo mendon, ajo nuk do të hesht.

Sara: Unë tani duhet të jem shumë e kujdesshme me fjalët… Nëse situata është ashtu si mendoj unë, unë nuk do të hesht. Kam rezervat e mija ndaj palëve të treta që nuk janë familjarë të Bardhit.

Ledioni: E ke fjalën për persona që janë pjesë e menaxhimit të tij?

Sara: Po.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here