Jul Deda dhe Egla e kanë nisur ditën me debate të ashpra në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.
Me tone të larta, aktorja e ka ofenduar keq banorin, teksa i tha atij që është një ndyrësirë që përpiqet ta tregojë burrërinë me femra.
“Po ik ore se ke 20 vjet që s’kap punë me dorë. Të kanë nxjerrë nga teatri nga filmat dhe nga të gjitha”- iu kthye Juli, ndërsa Egla i tha atij që të vazhdoj që të ulë femrat duke iu kërkuar që t’ia mbajnë me dorë në banjë.
Pjesë nga debati:
Egla: Ti je një ndyrësirë që tregon burrërinë femrat
Juli: Po ik o Egla se ti duhet të jesh një femër e mirëfilltë dhe jo që nxjerr nga goja pisllëqet nga më të ndryshmet
Egla: Ik ore gjë e ndyrë
Juli: Se jeni bërë si të mira këtu dhe viktimizoheni dhe bëni si të mira dhe më tregoni mua edukatën këtu
Egla: Ik andej o gjë e ndyrë
Juli: Po ik ore se ke 20 vjet që s’kap punë me dorë. Të kanë nxjerrë nga teatri nga filmat dhe nga të gjitha
Egla: Kujdes rrylin, rrylin
Juli: Ke ardhur tek unë që të bësh audicione dhe të kam hedhë jashtë
Egla: Te ti audicion unë, ke pa ëndërr more?
Juli: Po po thuaja njerëzve të vërtetën se e ardhur këtu të plotësosh mangësitë e tua që ke jashtë. Ti më bën mua batuta pornografike dhe perverse edhe do të më tregosh mua edukatën
Egla: Thuaju femrave hajde ma mbaj në banjë, ky je ti dhe më thua ti mua perverse
Juli: Ik o Egla ik
Egla: Shkodra lind qytetarë more, por ti je i zhveshur nga kjo gjë
Juli: Tani po e shikon Shkodrën ti