Debati i plotë mes Rikes dhe Ilnisës, nga fyerjet e akuzat te kërcënimet! Çfarë tha Meritoni

0
275

Ilnisa dhe Rike patën përballjen më të ashpër në spektaklin e të martës në mbrëmje, ku nuk munguan akuzat dhe ofendimet ndaj njëra-tjetrës.

Shkak u bë raporti që vajzat kanë me Meritonin.

Rike i sqaroi Ilnisës se nuk ka asnjë gjë më Meritonin përveç shoqëri. Ndërsa Ilnisa “e akuzoi se shkon me të gjithë”.

Rike Roçi: Mua më vjen keq që Ilnisa është xheloze ndaj meje, sepse Meritoni mund të ketë relacion me Ilnisën sa herë të dojë sepse unë Meritonin e kam vetëm shok, vërtet e kam shumë xhan, por mund të bëjë çfarë të dojë. Unë nuk e di si i futesh ti atij në krevat si shoqe apo si dashnore, zgjidheni vetë mes njëri-tjetrit se akoma nuk është kuptuar kjo gjë.

Ilnisa: Do e kuptosh dalëngadalë siç do kuptosh gjëra të tjera…

Rikja: Bëj çfarë të duash me Meritonin sepse unë nuk kam lidhje fare, është vetëm realcion shoqërie.

Ilnisa: Dalëngadalë do të të vijë behari dhe ty.

Rikja: I ngrite prapë puplat ti se dole e preferuara e publikut? Se i ule për një kohë dhe i ngrite prapë.

Ilnisa: Deri tek puplat mund të flas me ty, se pas puplave nuk kemi se çfarë themi bashkë.

Rikja: Unë nuk jam problemi midis juve dhe Meritoni mund ta konfirmojë se çfarë jemi ne.

Ilnisa: Kjo shkon me të gjithë Ledjon. Shkon me Romeon, fut spicat edhe në lidhjet e tjera…

RikjaTë kesh turp që thua një gjë të tillë.

Ilnisa: Kjo është shoqja e të gjithëve dhe armikja e të gjitha gocave që mund të kenë një…

Rikja: Unë me të gjitha gocat shkoj mirë, vetëm përveç teje. Ti je duke plasur nga inati, inshallah të merr. Ti vetëm Merin ke shoqe asnjë tjetër.

Rike Roçi theksoi më tej se nuk ka asgjë mes saj dhe Meritonit dhe se ata të dy janë vetëm shokë.

E pyetur nga opinionisti Arbër Hajdari, Rike tregoi se Meritoni njeh njeriun e saj të zemrës, ndaj e ka shok.

Arbri: Rike dhe Meriton, a mund të më thoni se çfarë raporti keni?

Rike: Meritoni njeh njeriun e zemrës time, e ka shok. Kjo është arsyeja. Tani Ilnisa mund t’i futesh Meritonit në krevat sa herë të duash.

Arbri: Ti je e lidhur?

Rike: Jo, nuk jam e lidhur por thjesht në një njohje që e kam përzemër.

ArbriDomethënë jeni shok?

RikeMe Meritonin? Po, patjetër.

Arbri: Atëherë nuk e kuptoj këtë raportin shoqëror që ju keni, me gjithë këto të puthura. E kam të vështirë. Ndoshta unë jam ndryshe, por kam parë lëvizje që më janë dukur tepër provokuese.

Rike: Jo, fare. Edhe unë do të vazhdoj ta përqafojë ashtu Meritonin sepse ashtu e ndjejë.

Ledioni: Rike, ka përqafime dhe përqafime. Ato përqafimet aty…

Meritoni: Të njëjtin raport që ka pasur me Romeon, që u kanë dalë video para një jave.

Rike: E kam këtë raport akoma.

Ilnisa: E di se çfarë je e gatshme të bësh…

Rike: Ti nuk ke qenë te kazerma prandaj e thua.

Ilnisa: Nuk është e nevojshme, pash mjaftueshëm.

Rike: E di që po plas nga xhelozia, por nuk ta ndalojë dot moj motër. Sa i përket asaj situatës, ne kemi qenë te kazerma. Kemi pasur shumë ftohtë, duhet të bënim roje jashtë, ngrohëset nuk na kapnin dhe unë po vdisja…

Ilnisa: Ti vdes çdo natë moj goce…

Arbri: Të lutem mos më keqkupto. Edhe ti po të jesh në vendin tim dhe të shohësh situate me puthje përqafime, dy njerëz që… Më është dukur sikur ka diçka më tepër.

Rike: Jo, jo. Është thjesht një keqkuptim.

Meritoni: Videon që e pashë më nxjerr në pozitën që duket sikur po luaj me të dyja, që është shumë gabim. Mes meje dhe Rikes nuk ka asgjë përveç shoqërisë dhe respekt. Unë jam munduar për të hyrë mes Ilnisës dhe Rikes që të rregulloj marrëdhëniet.

Debati agravoi me ofendime. “Do t’ia fik dritat që të mos shohë më nga dashuria”, u shpreh Rike për gazetaren.

Rike: Moj Ilnisa aq e pasigurt je? Je bosh.

Arta: Është niveli më ulët. Nuk e kam pritur prej Ilnisës, sepse është vetë femër e fuqishme.

Ilnisa: Jam e drejtpërdrejt të kaloj limite.

Ori: I the Meritonit “me atë”. Na e thuaj pak pse. Na e sqaro.

Rike: Unë t’i fik dritat. Që mos të shohë më nga xhelozia. Nuk ja lejoj fjalët ofenduese.

Ledioni: Duhet të bëni kujdes me gjuhën që përdorni, sepse po na ndjekin miliona. Nuk besoj se është rasti për t’i kthyer tjetrit me të njëjtin monedhë me atë që more.

Rike Roçi: Do e shohim jashtë kush është e përdalë, unë apo ti. Jashtë ka për ta parë Meritoni kush je ti. Unë një ditë kam për të ti fikur dritat ty.

Ilnisa: T’i po më kërcënon?

Rike: Po mbaje mend.

Ledjoni: Çfarë do të thotë t’i fikësh dritat dikujt?

Rike: Që të mos shohë fare, se thotë që dritat janë shumë ok. Do ja fik që të mos shohë më nga xhelozia. Nuk mund të më prekë ajo dhe të më thotë fjalë ofenduese, nuk ia lejoj më. Unë nuk e prek kurrë as në dinjitet.

Ledioni: Duhet të bëni kujdes me gjuhën që përdorni, sepse po na ndjekin miliona. Nuk besoj se është rasti për t’i kthyer tjetrit me të njëjtin monedhë me atë që more.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here