Pas disa përplasjeve që kanë patur me njëri-tjetrin së fundmi, Meri Shehu dhe Julian Deda mëngjesin e sotëm kanë kaluar disa momente të qeta. Madje astrologia i ka parashikuar aktorit shenjën e tij të horoskopit, duke e këshilluar atë në lidhje me lojën që po bën në “Big Brother VIP 3”.
Meri u shpreh se dielli është përballë shenjës së tij, që sipas saj duhet t’i japë më shumë rëndësi marrëdhënies që ka me kundërshtarët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Pjesë nga biseda:
Meri: Sot është data 9 shkurt dhe dielli është shenjën e Peshqve. Dielli është përballë shenjës së Virgjëreshës që do të thotë diellin nuk e ke aleat por
Juli: Kjo është një gjë e keqe apo jo?
Meri: Jo nuk është një gjë e keqe, por duhet që ti japësh më shumë rëndësi marrëdhënieve që ti ke me të tjerët, ose kë ke përballë, kundërshtarëve.
Juli: Pra ka rëndësi që ti konsideroj
Meri: Po. Kur dielli është përballë do të thotë që kundërshtarët e tu më të fuqishëm të kanë dalë përballë dhe të janë deklaruar, nuk janë të fshehtë. Me impaktin tënd dhe me pak zgjuarsi ti e kupton se kush janë
Juli: Domethënë nuk janë deklaruar tamam
Meri: Nuk janë deklaruar por ti e kupton