Romeo fitues i ‘BBV3’? Arbër Hajdari: Nuk e shoh lojtar të fortë

0
97
Arber Hajdari dhe Romeo Veshaj

Gjatë një interviste të zhvilluar mëngjesin e sotëm, Arbër Hajdari, si opinionist në ‘BBV3’ tregoi më tepër rreth kësaj eksperience ku padyshim komentoi shumë ngjarje dhe banorë të asaj shtëpie.

Arbri komentoi edhe lojën që banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri po bëjnë deri tani.

Duke folur për Romeo Veshajn, Arbri u shpreh se ‘sot nuk e sheh si lojtar të fortë’.

‘Mund t’i japë siguri, por unë deri tani nuk e kam parë që të jetë një personazh brenda shtëpisë që të hyjë tek lojtarët e fortë. Se çfarë do bëjë ai nesër, nuk e di. Por sot nuk e shoh si lojtar të fortë. Fansat e Romeos, që e njohin Romeon për jetën që bën nga jashtë dhe për një personazh që ka hyrë brenda shtëpisë, ata do e duan Romeon sidoqoftë. Unë e njoh Romeon nga jashtë dhe mendoj që ai di të bëjë më shumë, di të bëjë më mirë se kaq. Ai di të marrë pjesë në diskutime dhe t’i çojë deri në fund. Mua nuk më pëlqen kur ai tërhiqet. Ajo që më intereson mua, jo vetëm me Romeon, por edhe me banorët e tjerë, është që t’i nxjerr nga ajo zona e rehatisë. Sepse dua që ata të kenë mundësi t’i japin publikut emocione, të ndajnë nga historitë e tyre të bukura, momente gazmore… Ne duam që nëpërmjet këtij programi, jo vetëm të shohim realitete se si jetojnë 24 orë me njëri-tjetrin, por të marrim dhe mesazhe të rëndësishme për shoqërinë tonë.’- u shpreh Arbri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here