“Me pak zgjuarsi ti e kupton”/ Meri bë parashikimin astrologjik për Julin: Kundërshtarët e tu më të fuqishëm janë…

0
44
Meri Shehu dhe Jul Deda

Pas disa përplasjeve që kanë patur me njëri-tjetrin së fundmi, Meri Shehu dhe Julian Deda mëngjesin e sotëm kanë kaluar disa momente të qeta. Madje astrologia i ka parashikuar aktorit shenjën e tij të horoskopit, duke e këshilluar atë në lidhje me lojën që po bën në “Big Brother VIP 3”.

Meri u shpreh se dielli është përballë shenjës së tij, që sipas saj duhet t’i japë më shumë rëndësi marrëdhënies që ka me kundërshtarët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Pjesë nga biseda:

Meri: Sot është data 9 shkurt dhe dielli është shenjën e Peshqve. Dielli është përballë shenjës së Virgjëreshës që do të thotë diellin nuk e ke aleat por

Juli: Kjo është një gjë e keqe apo jo?

Meri: Jo nuk është një gjë e keqe, por duhet që ti japësh më shumë rëndësi marrëdhënieve që ti ke me të tjerët, ose kë ke përballë, kundërshtarëve.

Juli: Pra ka rëndësi që ti konsideroj

Meri: Po. Kur dielli është përballë do të thotë që kundërshtarët e tu më të fuqishëm të kanë dalë përballë dhe të janë deklaruar, nuk janë të fshehtë. Me impaktin tënd dhe me pak zgjuarsi ti e kupton se kush janë

Juli: Domethënë nuk janë deklaruar tamam

Meri: Nuk janë deklaruar por ti e kupton

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here