Albi dhe Ledjona së bashku me banorët e tjerë kanë qëndruar në living ku kanë folur për çiftet në shtëpi dhe sa të vërteta janë. Në një moment Albi iu kthye Ledionës, të cilës i shprehu se e sheh çift atë dhe Gabrielen, megjithëse nuk janë në të vërtetë.
Kjo gjë habiti gazetaren, e cila tha se këtë gjë ia ka shpjeguar më parë Albit.
Pjesë nga biseda:
Lediona: Unë nuk shoh asnjë çift brenda BBV. Të vërtetë të vërtetë shoh vetëm Heidin dhe Romeon. Duke u bazuar tek shikimet dhe si sillen.
Albi: Unë çift të vërtetë, tamam tamam, shoh vetëm ty dhe Gabrielen edhe pse nuk jeni të lidhur.
Lediona: Mua me Gabrielen? Ta shpjeguam dje, sa e bukur është.
Albi: Unë kam qenë shumë keq me mësimet në shkollë, doja që mësuesja të ma shpjegonte disa herë sepse nuk e kuptoja.