Në mesin e yjeve botërore, Afrona Dika shkëlqen në Festivalin e Filmit në Kanë

0
145

Në jug të Francës po mbahet po mbahet edicioni i 77-të i Festivalit të Filmit në Kanë. Përveç shumë yjeve me famë botërore, në këtë ceremoni ka qenë e pranishme edhe Afrona Dika.

Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Afrona pasi ka publikuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram.

Me flokët e lëshuara dhe me fustanin e gjatë ngjyrë rozë dhe vezullues, Afrona ka shkëlqyer me pamjen e saj në ngjarjen më të madhe që po zhvillohet që prej datës 14 maj.

“Kalimi në tapetin e kuq ishte një nga përvojat më të bukura në jetën time”, shkruan ajo krah fotove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here