VIDEO/Me flamurin kuq e zi! Mbërrin në Rinas Miss Universe Sheynnis Palacios 

0
196

 Miss Universe Sheynnis Palacios ka mbërritur në aeroportin e Rinasit ditën e sotme. Kjo vizitë është pjesë e turit të saj në Evropë. Më e bukura e Universit është pritur në Rinas nga producenti Eduart Deda dhe stafi i Miss Universe Albania.

Siç shikohet në pamjet e mëposhtme më e bukura e Universit teksa niset drejtë Tiranës mban dhe flamurin kuq e zi. E shoqëron drejtë Tiranës Miss Universe Albani, Endi Demneri. Miss Universe do të qëndrojë në Shqipëri deri më 13 maj ku pritet që me vizitën e saj të promovojë bukuritë dhe historinë e Shqipërisë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here