“Tallesh me buxhetin tonë”/ Erjola shpërthen kundër Meritonit pasi prishi sfidën: Ndyrësirë

0
73

Vëllai i Madh u dha dje banorëve të “Big Brother VIP 3” sfidën e radhës që ka të bëjë me buxhetin e javës. Ata kishin mundësinë që të zgjidhnin të qëndronin pa ujë, pa gjumë, ose pa ushqim deri në një njoftim të dytë.

Pas diskutimeve të shumta mes tyre, u vendos që të qëndrojnë pa ujë deri kur Vëllai i Madh të nxjerrë një njoftim të dytë. Banorët kanë mundësi që të përdorin ujin vetëm për të pirë dhe në tualete.

Ata nuk kanë të drejtë që të përdorin as pishinën. Mëngjesin e sotëm ky rregull është thyer nga Meriton Mjekiqi, i cili në një moment është zhveshur dhe ka hyrë për t’u larë.

Ky veprim nuk është pritur aspak mirë nga banorët, të cilët i kanë kërkuar llogari se pse e bëri një gjë të tillë.

Një nga banoret që e ka pritur më keq këtë gjest të tij ka qenë Erjola Doçi, e cila teksa kishte në duar një lëng frutash ia ka hedhur në fytyrë Meritonit.

Erjola: Ti tallesh me buxhetin tonë, lahu tani, ndyrësirë. Po rri pa kafe, pa ujë. I ndyrë, lahu tani

Meritoni: Vazhdo zemër

Erjola: Tallesh me bukën tonë dhe ju rrini si pula

Meritoni: Edhe ju rrini si pula

Erjola: Mos më imito

Meritoni: Mos më imito

Meritoni: Merr frymë

Erjola: Edhe më thoje dje nuk jam kalama, ça je ti?

Meritoni: Merr frymë. Hajde shpirt, drejt

Erjola: E ke qenin brenda duke fjet gjumë (I referohet Ilnisës), mos më bëj mua…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here