Zbulohet e vërteta! Ja për cilën banore Gabriele kishte pëlqim

0
48
Gabriele Mezini dhe Vesa Vmolica

Gabriele Mezini u skualifikua nga loja e ‘BBV3’ mbrëmjen e së shtunës. I ftuar ditën e sotme në ‘Fan Club’, ai foli më tepër rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë, debateve, afrimiteteve me banorët e kështu me rradhë.

E pyetur për Sarën, ku u përfol për një kimi mes tyre, Gabriele tregoi se nuk kishte pëlqim, por thjesht komunikim me të.

‘Me aq pak ditë, normal që nuk ishte pëlqim. Dy ditët e para nuk komunikuam fare, por pastaj më erdhi dhe më tha ‘pse më ke inat’. Më tha që kam dhënë emrin tënd te dhoma e rrëfimit (për nominimet), edhe unë i thashë po të njëjtën gjë. Edhe lindi diçka, thjesht për të komunikuar. Që nga mënyra si më erdhi në fillim, mendoj që bënte lojë.’

Por, Gabriele ka pranuar se ka një pëlqim për Vesa Smolicën.

Ina: Pse nuk guxove më shumë me Vesën?

Gabriele: Për faktin se në fillim…

Ina: Por edhe ti flirtoje në një mënyrë shumë mashkullore primitive. Do ta tentosh një takim me të kur të dalë nga shtëpia?

Gabriele: Pse jo, mendoj se do të jetë edhe më e lehtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here