Sara Gjordeni është një nga banoret më të komentuara në këtë Big Brother Vip. Modelja ka folur sërisht rreth marrëdhënies që ajo ka pasur me para se të futej në shtëpinë e Big Brother Vip.
Ajo ka treguar se pasi ishte lidhur me të ishte mbyllur në shtëpi për një vit e tre muaj si edhe kishte lënë punën, shkollën, pasi Uldedaj sipas Sarës, kështu donte ta mbante lidhjen.
Banorja u shpreh po ashtu se “i jam kushtuar aq shumë deri në vetëmohim”.
Pjesë nga rrëfimi:
Roza: Pse pyete për ndeshjen e tij?
Sara: E gjithë lidhja ime ka qenë e dedikuar tek ai. Unë një vajzë shumë e investuar tek vetja, gocë e vetme nga një mam që gjithë jetën ka investuar tek unë. Në momentin që unë jam lidhur, jam mbyllur në shtëpi, kam lënë punën, kam lënë shkollën. Ka qenë absolutisht gabim, trashanik. Jam mbyllur në shtëpi 1 vit e 3 muaj. Nuk rrija në Tiranë, po në Kuçovë. Kam lënë punën, kam mbyllur të gjithë rrjetet. Ne kemi qenë në lidhje në distancë sepse stërvitej në shtet tjetër. Kontakti ka qenë facetime 24/7.
Unë kam bërë shumë sakrifica për të shkuar atje ku rrinte ai. Ishte person që mënyrën e vetme që donte ta bënte këtë lidhje ishte kjo. Unë e kam dashur, i jam kushtuar aq shumë deri në vetëmohim. Në mënyrë indirekte ka qenë kampion absolut i Shqipërisë, 15 ndeshje, 15 fitore. Unë kam qenë përgjegjëse për humbjen e tij të parë në karrierë pas gati 20 viteve përkushtim, që ka qenë ndeshja e tij e fundit para kësaj që unë ka pyetur produksionin, jo atë vetë. Mbas ndeshjes që humbi ai nuk pati më ndeshje deri sa unë u futa këtu.
Roza: Pse e humbi ndeshjen?
Sara: Për shkak të një problem që ne patëm. Dhe ka ndikuar shumë. Para se të futesha unë këtu ka qenë në periudhë trajnimi, dhe unë bashkë me sakrificat e mia jam futur këtu dhe kam kërkuar që ta di, fitoi apo nuk fitoi, pa pas marrëdhënie me Bardhin. Kur kam nis marrëdhënien, meraku ka qenë dyfish duke ditur ndjesitë dhe sa preket psikologjikisht, unë mund të isha përgjegjëse për një humbje të dytë.
Roza: Edhe më fal, kujt i plasi?
Sara: Mua! Sepse kam mbyllur veten time 1 vit e ca se jam kam dedikuar karrierës së tij. Edhe nëse nuk ka ndjenja, mund të kesh konsideratë për veten, mund të kesh edhe kuriozitet se ai nuk ka qenë një person vari lesht në jetën tënde.