Motra e tij nuk e takoi, por a është gati Sara të nisë një lidhje serioze me Bardhin? 

0
83
Bardhi dhe Sara Gjordeni

Mbrëmjen e djeshme Bardhi u surprizua nga motra e tij, Afërdita Idrizi e cila e këshilloi që të luaj më fortë në Big Brother Vip por dhe të menaxhojë situatën në lidhje me Sarën.

Motra e Bardhit nuk pranoi të takonte Sarën e cila sot e pyetur nga Ilnisa është shprehur se e priste një gjë të tillë. Teksa Ilnisa e pyet Sarën nëse është ndjerë keq që motra e Bardhit nuk e takoi ajo shprehet se jo pasi sipas saj me kalimin e kohës do të tregojë se kush është në të vërtetë, dhe familjarët e partnerit të saj do ta njohin atë kur të jetë jashtë “BBVIP”.

A je gati të nisësh një marrëdhënie serioze me Bardhin?” e pyeti Ilnisa banoren, ndërsa ajo tregoi dëshiron që ta vazhdojë lidhjen me Bardhin edhe jashtë shtëpisë, sepse nëse nuk do të kishte pasur këto qëllime s’do të ishte lidhur me të.

Pjesë nga biseda:

Ilnisa: Të erdhi keq që nuk takove motrën e Bardhit?

Sara: Jo, e prisja sepse e nuhas se çfarë figure kam jashtë

Ilnisa: Kjo të shqetëson më shumë ë?

Sara: Jo, sepse nëse më jep Zoti dhe publiku do e kuptojnë

Ilnisa: Deri se të zbardhet situata dhe Sara

Sara: Ndërsa për familjarët e tij, jashtë këtyre mureve jam në lojë. Ndërsa këtu jam e vetëdijshme se lojën e kam futur në shumë veprime të miat

Ilnisa: A je gati të nisësh një marrëdhënie serioze me Bardhin?

Sara: Nuk do e kisha nisur fare nëse nuk do ta kisha atë mendje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here