Atmosfera e shtëpisë së “BBV3” është trazuar pas hyrjes së Endrik Bebës natën e djeshme. Përmendja e lidhjes së tij me Sarën tek klipi prezantues dhe reagimet e kësaj të fundit kanë shkaktuar shumë pikëpyetje tek disa nga banorët e shtëpisë. Ka qenë Meritoni ai i cili e ka marrë veçmas Endrikun për ta pyetur në lidhje me këtë gjë.
Meriton: Dëgjova mënyrën si u prezantove. Më bëri pak përshtypje kur the në fund që kam pasur një histori. Do ta diskutojmë një ditë për qejf.
Endrik: Për historinë?
Meriton: Po. Pjesa e fundit m’u duk pak provokative.
Endrik: S’kam asnjë gjë provokative. Unë të gjithë që janë këtu do t’i respektoj siç i njoh këtu brenda, Të gjithë i kam miq unë i vlerësoj që të gjithë si njerëz. Nuk më intereson as të ndërhyj.
Meriton: Cila është arsyeja që e the atë?
Endrik: Është një gjë që dihet. nuk mund të jap informacione nga jashtë.
Meriton: Nuk munde të mos e thuash fare?
Endrik: Jo. Kur të dalësh do ta kuptosh.