“Pi bar nëpër skutat e Tiranës!”- Ish banorja e BBV shpërthen ndaj Stresit: Nuk është këngëtar, s’ka as karrierë! Më premtoi 30 mije euro, por…

0
245

Ish-konkurrentja e “BBV Kosova”, Juliana Nura ka reaguar rreth deklaratës së reperit Arkimed Lushaj i njohur si Stresi.

Ky i fundit një ditë më parë tha se Xhuliana nuk e ka merituar fitoren e “Big Brother VIP Kosova”, sepse sipas tij modelja nuk ka qenë e sinqertë gjatë qëndrimit në këtë shtëpi, duke gënjyer për histori të ndryshme.

Përmes një postimi në InstaStory, Juliana i hodhi poshtë akuzat e reperit duke thënë që të gjithë e dinë se ai është “një djalë pi bar nëpër skutat e Tiranës”.

Më tej modelja tha se Stresi është edhe gënjeshtar, sepse i ka premtuar publikisht që do i japë 30 mijë euro pasi të dalë nga “BBV” dhe nuk ja ka dhënë.

“Ky shoku ynë, Stresi paska komentuar, një djalë që pin bar nëpër skutat e Tiranë. Askush nuk e do, nuk është këngëtar e s’ka as karriere. Ka përdorur shëndetin e ish gruas se tij, për loje. Ka përdorur historitë tona private për lojë. M’i ka premtuar publikisht 30.000 euro pasi të dalim nga BBVK, nuk ka ndodh kjo. Ai është rrenc, gjithë i kam thënë ‘rrenc’.

Bëri një bashkëpunim nga shoku u vet që u bë i famshëm. Ky person njihet vetëm për këto pallavrat nëpër Tiranë. Ky person nuk e di që kauza imë është për gruan, është botërore dhe jo vetëm e imja. Historia ime nuk është e rreme, kur je i paaftë je i paaftë, çfarë të bëj unë me këtë person. Të gjithë e dinë kush është fituesja e publikut”, është shprehur për Stresin, Juliana Nura.t”, tha Juliana Nura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here