“Nuk marr këshilla nga një vogëlush”/ Vazhdojnë debatet mes Meritonit dhe Egla Cenos! Aktorja: S’jam e paedukatë…

0
148

Pavarësisht se u përjashtuan nga Big Brother Vip  3 dhe pavarësisht së Vëllai i Madh u dha një shans të dytë për t’u bërë sërish pjesë e garës, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi, nuk po gjejnë paqe me njëri-tjetrin.

Të gjendur në një dhomë deri të shtunën, Meritoni dhe Egla kanë zhvilluar një diskutim me doza ironie, ndërsa Ilnisa Agolli, e cila po ashtu ndodhet në të njëjtën dhomë, është treguar më e ftohtë, duke qëndruar larg debatit.

Pjesë nga debati:

Egla: Me një njeri që më thotë interesaxhie, nuk denjoj të flas. Mëso të flasësh!

Meriton: Po je.

Egla: Çfarë jam?

Meriton: Nuk flas me një njeri që nuk e kupton se çfarë flas. O je e edukuar, o s’je.

Egla: S’jam e pa edukatë, unë thashë çfarë jam!

Meriton: Unë them çfarë realisht je dhe të thashë ‘pse je kontradiktore’.

Egla: Sepse njeriu është ashtu, kontradiktor.

Meriton: Ti dhe Romeo keni interesa të përbashkëta për të shkuar në finale.

Egla: Unë i kam xhan, jam vetëm.

Meriton: Si mund ta kesh xhan kur i thua kastravec?!

Egla: Kastraveci është një perime që unë e dashuroj.

Meriton: Si mundesh me i thënë Heidit je italiane, me zë të lartë?!

Egla: I jam afruar për t’i thënë mos thuaj ‘jam italiane’. Po thua gjëra papagallshe. Bëfsh gjumin e ëmbël dhe pafsh ëndrra… të bukura!

Meriton: Sa të qartesh, flasim.

Egla: Jo se nuk marr këshilla nga një vogëlush 28-vjeçar.

Meriton: Ti e di shprehjen ‘I vogël, i vogël, por sherrin e madh’.

Egla: Jo nuk e di, ke sherr të madh ti?

Meriton: S’e  kupton ti, ndoshta se është e thellë.

Egla: Ndoshta, se nuk jam aq e thellë sa ti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here