Egla Ceno dhe Jetmir Salaj e kanë nisur ditën e sotme me debate në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Aktorja akuzon ish-fituesin e “Big Brother” si ‘maniak grash’.
Kjo deklaratë vjen pas debatit që Jetmiri ka patur me Erjola Doçin, të cilës para ca ditësh i futi facoleta në krevat. E kur banorja u zgjua nga gjumi i tha:
“Po me çfarë të drejte më hedh facoleta të lagëta, njëra ishte më dekolte? Ku e gjen të drejtën të cenosh hapësirën time?”.
Ndërkohë sot, Egla iu drejtua Jetmirit duke i thënë se ‘ti guxon dhe i prek gjoksin një goce’.
Pjesë nga debati:
Egla: Jetmiri u kthye te Big Brother-i para Krishtit
Jetmiri: Me një njeri si ty duhet
Egla: Ik more idiot, nuk bën as ftohtë as ngrohtë
Jetmiri: Ok
Egla: Ti je një i paburrë, ti s’je burrë. Ti guxon e shkon i prek gjoksin një goce që i fut plehrat në krevat. Ti guxon e vjen te krevatet e grave, ky je ti. Maniak, maniak grash