“Finalista turpi”/ Habit Ilnisa Agolli: Egla Ceno e ka s*ksualizuar Meritonin!

0
59

Ish-banorja e “BBV”, Ilnsia Agolli mëngjesin e sotëm ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka komentuar lojën e finalistëve në këtë reality show.

Teksa u pyet nga moderatori mbi lajmet se Egla Ceno ka një pëlqim për të dashurin e saj, Meriton Mjekiqi, gazetarja u shpreh që aktorja e ka seksualizuar konkurrentin gjatë gjithë kohës në disa forma të ndryshme.

Egla nuk është se nuk e ka seksualizuar Meritonin gjithë kohën. Ajo të vjen në disa forma, duke e seksualizuar, apo si në formën e nënës që e kemi parë këto ditë, duke e kërkuar në shtëpi, apo në formën e aktrimit. Por nuk do të doja të flisja për Eglën…”- tha Ilnisa.

“Si e shikon qëndrimin e banorëve të tjerë kundrejt Meritonit?” e pyeti gazetari.

Ilnisa shpërthyer keq ndaj Julian Dedës, i cili sipas saj ka komunikuar me Heidi Baçin për shëndetin mendor të Meritonit, duke e quajtur të dhunshme këtë bisedë.

Nga ana tjetër, gazetarja tha se nuk i konsideron finalistë dy konkurrentët sepse sipas saj ata janë “finalistë turpi”.

“Më bëri përshtypje forma se si Juli komunikonte me Heidin, po flisnin për shëndetin mendor të Meritonit. Jo vetëm që nuk më pëlqeu por nuk do t’i konsideroja as finalistë. Janë finalistë turpi. M’u duk shumë e dhunshme. E vetmja gjë që nuk njohën aty banorët, është marrëdhënia me limitet, kufijtë nuk njihen. Si ky rasti i shëndetit mendor ka dhe raste të tjera”– tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here