“Jam bërë qerose, më kanë rënë të gjithë flokët”- Vuan nga kanceri, takimi prekës mes Çiljeta Xhilagës dhe të ëmës!

0
122

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është surprizua nga nëna e saj, e cila vuan nga kaneri, në “Ferma Vip” ku qëndron e izoluar prej disa javësh. “Jam bërë një qerose, më kanë rënë të gjithë flokët”, iu drejtua e ëma këngëtares, teksa e përqafoi.

Nëna e Çiljetës zbuloi se analizat i kanë dalë mirë dhe se ka edhe 3 kimioterapitë e fundit.

“Analizat mirë kanë dalë, shumë mirë, deri tani. Janë shumë të vështira kimiot, më kanë mbetur edhe 3 të tjera”, tha ajo.

Ndërsa këngëtarja u shpreh se është informuar gjatë qëndrimit në reality show për gjendjen shëndetësore të nënës së saj.

“E kam lënë tek kimio e dytë, s’kam dashur të futem, por mami më ka thënë ik. Një nga kushtet që kam pasur, të më thoni që mbas çdo kimio si është mami dhe nëse s’do të ishte mirë do të kisha qëndruar”, u shpreh këngëtarja.

Pjesë nga biseda:

Çiljeta Xhilaga: E prisja më kështu, por është shumë e bukur marshalla. Faleminderit o Zot

Mami i Çiljetës: Jam bërë një qerose, më kanë rënë të gjithë flokët.

Çiljeta Xhilaga: Ska gjë, sa e bukur është mami im

Mami i Çiljetës: Ju ndjek, edhe pse jam pa qejf. Të ulem pak se s’kam fuqi të qëndroj. Vazhdo se je edhe fisnike.

Çiljeta Xhilaga: Mami deri 31-vjeç smë ka lënë të bëj punë shtëpie, e as të gatuaj, asgjë, pastaj fillova ti mësoj avash avash, Më ka rritur si vajzë të vetme. Jam krenare për mamin tim dhe babin në qiell se më ka rritur me shumë dashuri. Mami është gjëja më e shtrenjtë që më ka mbetur, uroj që Zoti ti japë shëndet dhe të jetojë shumë gjatë. Ajo e di që kjo është një sprovë kalimtare.

Mami i Çiljetës: Je gjysma jetës sime. Prezenca jote më jep vetëm mirësi e shëndet. Analizat mirë kanë shumë mirë, deri tani. Janë shumë të vështira kimiot, më kanë mbetur edhe 3 të tjera.

Çiljeta Xhilaga: Edhe 3 kimio, edhe ia hodhi (Përqafon mamin) E kam lënë tek kimio e dytë, s’kam dashur të futem, por mami më ka thënë ik. Një nga kushtet që kam pasur, të më thoni që mbas çdo kimio si është mami dhe nëse s’do të ishte mirë s’do të kisha qëndruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here