Juli-Heidit: Tendenca është të qëndrosh ti dhe jo Romeo

0
154

Heidi dhe Romeo janë dy banorët të cilët janë në nominim për ditën e shtunë. Fituesi do të shkojë në finale dhe tjetri do të qëndrojë në nominim për pjesën tjetër të lojës deri në gjysmë finale por asnjë prej konkurrentëve nuk është në dijeni për këtë gjë.

Sakaq, në shtëpi është bërë një rrëmujë teksa të gjithë komentojnë se cili prej çiftit do të largohet të martën.

Poashtu dhe sulmet që Egla ka marrë ndaj çiftit apo banorëve nuk kanë munguar.

E ndërsa ditën e sotme Heidi dhe Juli kanë qenë duke biseduar me njëri-tjetrin, banori është shprehur se tendenca është që brenda shtëpisë të qëndroj Heidi dhe jo Romeo.

Pjesë nga biseda:

Juli: Po them, tendenca është që të rrish ti, jo ai. Kur ju thoja unë që ajo ju trajton si kalamaj

Heidi: Mua s’më ka trajtuar si kalama, harroje këtë. Ajo nuk ka qenë me ne.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here