Juli ankohet për rikthimin e Eglës, produksioni: Kujdes me mikrofonin

0
157

Vendimi i Vëllait të Madh për t’i dhënë një mundësi të dytë Eglës nuk është pritur mirë nga një pjesë e banorëve, me në krye Julin. Gjatë një bisede në orët e para të mëngjesit në oborr, Juli është shprehur se falja që po i bëhet Eglës, nuk i frenon veprimet e saj të dhunshme.

Por kjo deklaratë e Julit duket se ka shqetësuar produksionin, duke i bërë thirrje që të kenë kujdes me mikrofonin, që përkthehet se duhet të kenë kujdes në atë që shprehin.

“Mos e skualifiko atëherë, kam përshtypjen që kjo gjëja, mund të mos i parandalojë veprimet e dhunshme më mbrapa. Ti po e sheh që nuk të ndodh gjë, ti thua: bëje ti dhe mund ta hash ti. Logjika e do kështu: nëse ata vijnë dhe kanë kaluar nominime me atë sjellje, me një sjellje tjetër dalin për një javë. Pastaj ajo përndjekja, a ishte vepër penale….çfarë pune ka publiku që të vendosë për një vepër penale që e vendos gjykata ?!”, tha Juli i mbështetur dhe nga Erjola. Ndërsa produksioni pasi iu tha që të kishin kujdes me mikrofonat, e thirri Julin në dhomën e rrëfimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here