Çfarë vendimi do merret për Ilnisën dhe Meritonin? Kevin Agolli komenton skualifikimin e Eglës nga BBV: Krishti u ngjall…

0
102

Vëllai i Ilnisa Agollit, Kevin, ishte mëngjesin e kësaj të hëne i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku komentoi skualifikimin e Egla Cenos nga “Big Brother VIP3”.

Sipas tij, largimi i Eglës kishte një simbolikë shumë interesante, sepse erdhi si për Pashkë.

“Krishti u ngjall, do thoja unë. Ishte e merituar dhe e vonuar. Me gjithë paralajmërimet që i bëheshin, ajo vazhdonte me mënyrën e vet që ishte e papranueshme”, u shpreh Kevin.

Ndërkohë i pyetur se çfarë vendimi mendon se Vëllai i Madh do të marrë për të motrën dhe partnerin e saj, Meriton Mjekiqi, ai u përgjigj:“Mund të merret çdo lloj vendimi, por kur e sheh në mënyrë kronologjike dënimi do të jetë i lehtë. Mendoj që nuk do të jetë nominim siç mendojnë fanatikët e Eglës. Nëse dalin në nominim kokë më kokë, ata kanë thënë se nëse del njëri, do të dalë edhe tjetri”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here