Në shtëpinë e “Big Brother VIP3” do të organizohet sonte në mbrëmje një dasmë e madhe dhe e bukur. Të gjithë banorët vendosën se çifti që do të ‘celebrohet’ të jetë Heidi Baci dhe Romeo Veshaj.
Madje banorët duket se e kanë pritur mjaft mirë këtë sfidë që u dha Vëllai i Madh, pasi ata që mbrëmë kanë nisur që të këndojnë e të kërcejnë të gjithë së bashku.
Gjithashtu fansat e Romeos dhe Heidit janë të gëzuar se ata të dy do të ‘martohen’ brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Por si po e pret vëllai binjak i Romeos këtë dasmë? Donaldi ka postuar mbrëmë në “Instastory” një video të shkëputur nga festa e banorëve, ku ka edhe një këshillë për vëllain.
Me humor, Donaldi i thotë Romeos që të festojë, pasi kur të martohet di të ketë ndryshime.
“Romeo festo dhe sot se nesër do të të lidhen këmbët. Kemiii dasmë nesërrrr”, ka shkruar Donaldi krahas videos ku shfaqet Romeo dhe Heidi.