‘Kuzhina arenë lufte’, Meritoni i tund xhezven në fytyrë dhe Ilnisa i hedh letrat, Egla u kthehet me tenxhere me ujë

0
83

Debati mes Egla Cenos dhe çiftit Meriton Mjekiqi-Ilnisa Agolli ka degraduar në përleshje fizike në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Teksa aktorja po bënjë një çaj, moderatori i është afruar duke e “tallur” atë, ndërsa në dorë tundte xhezvën që banorja do bënte çajin. Në një moment Ilnisa e ka gjuajtur Eglën me një letër, ndërsa aktorja i është kthyer duke i hedhur në trup të gjithë tenxheren me ujë.

Pjesë nga debati:

Meritoni: Egla (thërret Meritoni duke tundur xhezven në duar)

Egla: Zemra nuk ta kam kohën tani. Më kupton? Tani po bëj një çaj

Meritoni: Vazhdo

Egla: S’jam duke u marrë me ju sepse jeni fëmijë kopështi

Meritoni: Ilnisë mos bëj kështu të lutem

Ilnisa e gjuan Eglën me letër, ndërsa kjo e fundit merr tenxheren me ujë dhe ia hedh gazetares

Ilnisa: Më lage mikrofonin, o idiote

Egla: Mua nuk më bën ligjin ti, kamorriste e vogël.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here