“Krisja nisi kur ish-burri…”/ Ledjona i përgjigjet ish- bashkëshortit: Vajza vendos vetë, e kam ndjekur me psikolog

0
234

E ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live”, ka qenë e eliminuara e mbrëmjes së djeshme nga shtëpia më e njohur në Shqipëri, ajo e Big Brother VIP3, Ledjona Xheladinaj.

Ledjona ka sqaruar dhe komentuar disa nga deklaratat që ish-bashkëshorti i saj bëri për të dhe vajzën e mitur.

“Unë nuk mund të ndikoj dhe t’i them vajzës që duhet të dojë dhe pranojë babain e saj. Fëmija vendos vetë. Ne të dy jemi njohur në moshë shumë të vogël. Jemi ndarë me marrëveshje, u rritëm, u arsimuam dhe secili kishte drejtime të ndryshme.

Vajza është në lidhje me babain e saj dhe me gjyshërit, të cilët nëse më ndjekin unë i përshënders.

Janë disa gjëra që unë nuk dua t’i diskutoj për shkak të vajzës duke qënë se është në moshë delikate.

Krisja ka nisur kur ish-burri ka nisur një bashkëjetesë me dikë tjetër. Ai e ka ndryshuar marrëdhënien me vajzën duke e larguar, kjo bëri që ajo të mbante inat ndaj të atit.

Unë gjithmonë i kam folur por nuk e detyroja dot.

Unë jam detyruar që ta ndjek dhe me psikolog për shkak të rëndesës psikologjike, kjo ka qenë dhe arsyeja që unë jam larguar nga Korça dhe kam ardhur në Tiranë.

Nuk e besoj që kërcënimet i kanë ardhur prej meje, unë kam dy prindër të moshur, vetë kam qenë e mbyllur aty.”- tha Ledjona.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here