Menaxheri i Bardhit, Jetmir Agaj ka shpërndarë deklaratën e motrës së Bardhit, ku sqaron mbi gjendjen e nënës së këngëtarit dhe shuan në këtë mënyrë aludimet e mbrëmshme.
“Përshëndetje miq dhe familjarë, ju detyrohem një shpjegim të gjithëve për gjithçka që dëgjova sonte në prime. Gjendja e mamit është e njëjtë. Jam tmerrësisht e dëshpëruar nga fjalët dhe vetëm nga dyshimi i cili bëhet për Nënën të cilën asnjë fëmijë nuk e përdorë për një lojë që aspak nuk ka rëndësi në jetën tonë.”-shkruan motra e Bardhit.