Ilnisa Agollin, e cila një ditë më parë është dënuar nga Vëllai i Madh pasi ka përsëritur disa herë fikjen e mikrofonit gjatë kohës kur ajo flet.
Përmes një zarfi të zi, gazetares iu komunikua dënimi që mori nga Vëllai i Madh. Ajo do jetë e ‘padukshme’ nga banorët e tjerë deri në njoftim tjetër.
Kaq ka mjaftuar për Sara Gjordenin, e cila nisi menjëherë që t’a ngacmonte. Në një moment Ilnisa iu ul afër asaj por pa folur, thjesht rrinte dhe e dëgjonte.
Pjesë nga biseda:
Sara: Nga kjo vjen kjo era? S’e marr vesh. E ndjen këtë erën e keqe? Si era çorape, si era këmbë. Ua sa erë e keqe.
Bardhi: Ju vjen njerëzve që hedhin gurin dhe fshehin dorën.
Sara: Mbylleni pak derën e banjës se vjen erë këtu.