Një debat i nisur që mbrëmjen e djeshme mes vajzave ka vazhduar të degradojë dhe sot. Bëhet fjalë për Ilnisën dhe Sarën.
Sara e konsideron Ilnisën si një lojtare të dobët e cila është në lojë vetëm sepse ka bërë dashuriçka me Meritonin.
Pjesë nga debati
Ilnisa: Ty me të gjet në rrugë nuk të marrin
Sara: Ilnisa ti je këtu sepse ke bërë dashuriçka me Meritonin, mendoj unë
Ilnisa: Çfarë po bëj unë?
Sara: Do si lojtare e vrazhdë, unë këtë mendoj se je këtu se ke bërë dashuriçka me Meritonin
Ilnisa: Unë dashuriçka me Meritonin?
Sara: Nëse të gjejnë në rrugë nuk të marrin. Kjo që thashë unë është sherbet nga ajo që më the ti moj
Ilnisa: Sherbet? A e din se sa e gjatë është rruga?
Sara: Unë jam shumë gati dhe të kam thënë të lutem merru me mua
Ilnisa: Unë nuk merrem me lojtare të nivelit tënd
Sara: Unë mendoj që jam shumë e fortë
Ilnisa: Kjo rruga është kaq e gjatë sa do ta shikojmë
Sara: Merru me mua se jam shumë gati
Ilnisa: Ti ke dalë me kohë nga kjo rrugë
Sara: Po ja që u futa me të drejtën që na e ka dhënë Big-u të gjithëve
Ilnisa: Unë me ty nuk dua të komunikoj
Sara: Normal se unë të nxjerr blof
Ilnisa: Shiko unë respektoj Bardhin se të jetë për ty…
Sara: Aaaa më ke dhënë dorën një herë. Mua s’më zë gjumi në darkë, ti se din që mua s’më zë gjumi në darkë kur s’me flet ti
Ilnisa: Ti ke kohë që nuk fle për arsye të tjera
Sara: A e din pse nuk fle, sepse rri me Bardhin
Ilnisa: Më vjen keq që u zgjua Sara nga gjumi
Sara: Ik Ilnisa hap ndonjë llaf andej