Përqafuar me Vlashentin, Dojna Mema ka një mesazh për dashurinë: Ajo nuk është kurrë xheloze

0
85
Dojna Mema dhe Vlashent Sata

Moderatorja Dojna Mema ka vendosur që fundjavën ta kalojë në bregdet ku dhe ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto dhe video në Instagram teksa shfaqet me partnerin dhe djalin.

Moderatorja krahas fotove me Vlashentin ka zgjedhur të japë një mesazh të veçantë mbi dashurinë. Për Dojnën dashuria nuk është kurrë egoiste apo e vrazhdë.

“Dashuria është gjithmonë e durueshme dhe e sjellshme. Nuk është kurrë xheloze. Nuk është kurrë e vrazhdë apo egoiste. Nuk ofendon dhe nuk zemërohet. Është gjithmonë gati të justifikojë, të besojë, të shpresojë dhe të durojë çdo gjë që vjen”, shkruan Dojna

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here