Mëngjesi i sotëm ka nisur shumë i ëmbël për disa banorë në shtëpinë e ‘BBV3’. Bëhet fjalë për Romeon dhe Heidin, lidhja e të cilëve po përforcohet çdo ditë e më shumë.
Mëngjesin e sotëm, nën rrezet e diellit, çifti është parë në momente romantike me njeri-tjetrin.
Mes puthjesh e përqafimesh, Heidi duke qeshur thotë: ‘Nesër nuk do të bëj buzëkuq.’