“Mund të jetë magji e zezë”/ Teologu komenton ‘hijet’ e Erjola Doçit: Ka bërë një mëkat

0
103
Erjola Doçi

Teologu Miron Çako i cili ishte ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, ka komentuar rastin e Erjola Doçit, e cila ka deklaruar se shikonhije natën dhe kur zgjohet ka shenja në trup.

Ai tregon se nuk e njeh moderatoren personalisht, por duke e shpjeguar si fenomen Çako shprehet mund të jetë një magji e zezë.

Ndërkohë përsa i përket yshtjes me kripë, teologu tregon se është një gjë e keqe, nuk e largon magjinë, por i futesh edhe më thellë.

Pjesë nga biseda në studio:

Miron Çako: Si fenomen, ose i kanë bërë magji të zezë, ose je futur vetë në ato zona, je marrë vetë me okultizëm ose ka bërë një mëkat i madh.

Julka Gramo: Çfarë duhet të bëjmë ne që të mos na shfaqen, besimi në Zot po.

Alban Musa: Yshtja me kripë që u bë?

Miron Çako: Yshtja me kripë është prapë një rit magjik që në qoftë se ti e bën atë, nuk largohet por futesh akoma më thellë. Ajo që na ndihmon ne për mos t’i parë ato ose mos t’i ndjerë është…

Alban Musa: Ilnisa i ka bërë gropën asaj!

Miron Çako: Njerëzit nuk dinë. Si thonë, do të heqësh vetullat, por heq sytë. Duhet t’i lutesh Zotit që të të largojë xhindet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here