Një incident në kuzhinë bëri që Erjola të shpërthejë në lot dhe të shprehet se ka njerëz që duan t’i bëjnë keq.
Në një gjendje të rënduar emocionale, moderatorja u shpreh se disa herë është ndjerë aq keq brenda shtëpisë, sa i merrej fryma. “Ka njerëz që duan të më bëjnë keq, edhe gjatë spektaklit ndihesha sikur po mbytesha”, u shpreh ajo. Ilnisa i qëndroi pranë dhe nëpërmjet një rituali me kripë tentoi të heqë energjinë e keqe. Edhe banorët e tjerë u përpoqën të qetësojnë Erjolën.
Ilnisa: Iku, kaloi
Erjola: O Zot, ua ktheftë Zoti
Ilnisa: Kush të ka inat
Erjola: Në dy Prime, ia kam dhënë dorë Ervinit duke e shtrënguar, se po mbytesha, po më ndalej fryma
Ilnisa: Hajde hyjmë në dush
Erjola: Gjithë jetën duhet të më ndodhë diçka, gjithmonë. Për shpirt të babit, isha ulur aty dhe desh më ndali fryma dhe më kapi Ervini
Meri: Kam ndjerë energji fantazmash në këtë shtëpi
Juli: Çfarë ka
Erjola: Më demoralizon
Juli: Çfarë të demoralizon?
Erjola: Kush ma do të keqen? Është dikush nga jashtë, nuk ka mundësi! Më mbysin
Vesa: Ti je shumë e fortë
Ledjona: Të gjithë qajmë, shko futu në dush
Erjola: Nuk dua të më bëjnë asgjë! Bëjnë keq njerëzit, edhe nga televizori dhe më ndikon, më mbush me energji